Agjerueshem perkujdeset per Shenjtoren Nene Tereza

Prishtine, 27 Maj 2019.
shkruan Rexhep Myftari.

Faik Sefa

Faik Sefa

Ndonese kishte merguar ne vitet e 90ta ne New York te Amerikes, Fran Marku nuk e harron vendlindjen dhe tani si pensionist kthehet ne Prishtine edhe me shpesh per ti ndihmuar bashkatdhetaret ne Kosove. Fran Marku nga Thanishta, apo siq njihet me emrin e vjeter Drenoci i Klines se Pejes bashk me Aleksander Nilaj nga Kelmendi i Shkodres e me dashamire te tjere Shqiptar te New York-ut kan grumbulluar fonde per ta shperblyer punen e kujdestarit Faik Sefa.

AAOHA ne festen e 5 vjetorit te themelimit te organizates Shqiptaro Amerikane e quajtur AAOHA-Albanian American Open Hand Association nderon Faik Sefen te cilit AAOHA bashke me Shqiptaro Amerikanet ia shperblejn punen dhe kujdesin ndaj Shtatores se Nenes Tereze. Atij i dhuruan $760 dollar Amerikan te grumbulkuara nga bashkatdhetaret ne New York.

Faik Sefa & Fran Marku

Faik Sefa & Fran Marku

Fran Marku u perkujdes qe fondet ti dorzohen Faik Sefes. Frani ish-epror Ushtarak pas persekutimit u detyrua te largohet nga Armata Jugoslave. I kujton kercenimet e vazhdueshme dhe ballafaqimin me nënkolonel Gjingjiq i cili haptas dhe ne qender te Prishtines ne ndertesen e Armates Jugosllave ku e kishte marr ne pyetje disa here, haptas e kishte kercenuar Franin dhe si denim e larguan nga sherbimi ne Prishtine dhe e detyruan te sherbej ne Banjalluk e pastaj edhe ne Zajeqar per t’ia veshtirsuar jeten atij dhe familijes se tij. Ne vitin 1993 Fran Marku ashtu sikur edhe eprore tjere te JNA e braktisen Armaten Jugusllave ne perpjekje per te kontribuar per shtetin e Kosoves. Per 10 vite me radhe kishte ndihmuar edhe per ngritjen e 2 milion dollareve per ndertimin e katedrales Nena Tereze.

Tani sapo ka ardhur me pushime ne Kosove, Fran Marku takohet me Faik Sefa i cili njihet si Kujdestari i Shtatores se Nenes Tereze, takohen per ta nderuar pune dhe kujdesin e Faik Sefa i cili tani e 7 vite me radhe eshte duke u perkujdesur per shtatoren e Shenjtores Shqiptare.

Faik Sefa

Faik Sefa

Faik Sefa anipse ne moshe te shtyer (78) dhe keto dite Ramazani eshte edhe agjerueshem, ai çdo dite perkujdeset per shtatoren e Nenes Tereze e cila gjindet ne Qender te Prishtines ne bulevardin me emrin e saj. Kujdesi ndaj shtatores i kishte mahnitur vellezerit tane ne New York dhe mu per kete shkak komuniteti jone atje, kishte grumbulluar te mira materiale per ta shperblyer sadopak punen e plakut te vyer dhe kishte pregaditur nje mirenjohje per t’ia dorzuar ne shenje falenderimi per punen e tij te palodhshme.

Faiku kishte perjetuar mrekulli kur jeten ia shpetoi ndihma me barëra nga Shoqata Nena Tereze, prej asaj dite thot Faiku, “pershkak se ne vitin 1996 me ka shpetuar jeten me ilaqe shoqata Nene Tereza ne Prishtine, kujdesen thot ai per Nenen Tereze sikur per Nenen time”. Ai kujton ato dite te veshtira te vitit 1996 se kishte qene shume i semure dhe se prej asaj dite kur kishte gjete ndihmen me barera eshte bindur edhe me shume ne bamirsi ndaj popullit tone. Ai edhe me heret ne vitet e 90-ta e kishte dhene Shtepine e tij per ta Shenderruar ne Shkolle ku mbahej mesimi ne gjuhen Shqipe pasiqe regjimi i athereshem Serb kishte shkatrruar sistemin arsimor te Kosoves dhe mesimi po mbahej ne Shtepite-Shkolla gjithandej vendit.

Faik Sefa - Mirenjohje nga Fakullteti Filologjik

Faik Sefa – Mirenjohje nga Fakullteti Filologjik

Per kete gjest Human, Fakulteti Filologjike i kishte ndare mirenjohje per ta nderuar vepren e tij, dhenjen e shtepise per mbajtjen e mesimit Shqip nga viti 1991-1995.

Populli Shqiptar ne Kosove ato vite po perjetonte ditet e Ferrit. Vitet e veshtira qe nga ardhja ne pushtet e Sllobodan Milosheviqit ne vitin 1987 dhe shkatrrimi i te gjitha institucioneve te Kosoves e solli kete popull ne periudhen me te veshtire gjate okupimit Serb.

Por vitet ne vijim do te jene edhe me te veshtira per Faikun, per Franin e shume te tjere qe sot behen bashke per te festuar ditet e lirise.

Lufta kishte kapluar tere Jugosllavine e athereshme e kur Serbet kishin hapur fronte lufte ne Slloveni, Kroaci e BiH, Faiku po i vuante pasojat e shtypjes qe po i benin Serbet Shqiptareve pas suprimimit te autonomise, largimet masive nga vendet e punes dhe vrasje e perndjekje politike qe regjimi i Slobodan Milosheviqit po i bente popullit Shqiptar.

Faik Sefa Fran Marku

Faik Sefa & Fran Marku

Dikur Fran Marku i persekutuar nga regjimi Serb mori rrugen e gurberit ndersa Faiku mbeti ne Kosove per ta perjetuar tmerrin qe po i vinte Kosoves, ndersa tani ne keto dite lirie, Faiku dhe Frani po e festojne edhe diten e themelimit te organizates AAOHA me seli ne New York e cila ne krye me Aleksander Nilaj po i ndihmon bashkatdhetarve tane ne trojet tona por edhe atyre ne New York.

Shtatorja e Nenes Tereze i eshte dhuruar Prishtines nga Leke Gojcaj & Pashke Gojcaj ndersa Faiku dhe Frani po e mbajne porosine e saj gjalle, qe te gjithe me gjak jemi Shqipetar.

Shtypi per Faik Sefen

Shtypi per Faik Sefen

Ne vitin jubilar, ne 5 vjetorin e organizates AAOHA, Aleksander Nilaj, Fran Marku, donatoret qe ndihmuar Faik Sefen, anetaret e AAOHA dhe dashamire te tjere do te bejne nje darke feste ne New York rreth festes tanime tradicionale “Back to School” gjate se ciles i ndihmojne femijet per kthim sa me te leht ne Shkolla pas pushimeve verore.

Donatoret te cilet ndihmuan Faik Sefen me Gjithsejt = 760 dollar jane:

donatoret

donatoret

Tush Musaj 100
Aleksander Nilaj 50
Fran Marku 50
Luigj Gegaj 20
Rexhep Myftari 20
Pashke Maksuti 20
Marjan Cubi 50
Mhil Gjura 40
Gjergj Paloka 20
Pren Çuni 30
Gjon Zek Vuktilaj 30
Zef Palushi 20
Arjanit Simoni 160
Marash Miruku 20
Sindrit Vukaj 30
Vilson Volja 20
Marjani 20
Pashko Vuktilaj 20
Ylli Bacaj 20
Visar Nitaj 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*